Mes lotësh, Klodiana Shala tregon operacionin e vështirë që i “rrëmbeu” karrierën

Klodiana Shala ka treguar mes lotësh si ajo u detyrua të të tërhiqej profesionalisht nga sporti.

Klodiana u shpreh se nuk nuk u largua me dëshirën e saj por si pasojë e një dëmtimi që ndodhit para Lajrava Olimpike 2012 në të cilën ajo do të merrte pjesë.

Sportistja tha që ishte stërvitur pa fund përreth 8 muaj, por tregon se një ditë para garës zëre se u paralizua.

Klodiana ka treguar gjatë emisionit të saj që iu nënshtrua një operacion shumë të vështirë në shtyllën kurrizore dhe kjo bëri që të linte sportin ndonse ishte në kulmin e saj.

“Momente te vështira të gjithë kanë pafund. Siç kam kaluar me mamin, por sakrifica e madhe që e kam përjetuar ka qenë 2012 kur unë u largova nga sporti. Nuk u largova me dëshirën time. Kisha një vit të tërë sakrificë që isha në një fazë përgatitore.

Një stërvitje pafund, 8 orë në ditë stërvitje. Nuk takoja njeri nga familja sepse isha e grumbulluar për të marrë pjesë në lojërat Olimpike Londër 2012. Pasi kapa normën që ishim 15 sportistet më të mira në botë, isha edhe unë në 200 metra. Pata një dëmtim. Vuajta shumë 2 muaj në Shqipëri. nuk lashë doktor pa shkuar.

Pas dy muajsh terapi të ndryshme unë u nisa për në Londër. Një ditë para garës time zëre se u paralizova. Më morën me barelë dhe aty pata një operacion në shtyllën kurrizore ku e vuajta mbrapa, por vështirësia ishte që lashë sportin. Dhe e lashë në momentin kur isha në kulm”, u shpreh Klodiana.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi