Merrte pako me kanabis nga Spanja dhe i shiste në lagjet e qytetit të tij

Autoritetet e krimeve në lidhje me lëndët narkotike në Dresden të Gjermanisë kanë nisur hetimet për një shtetas shqiptar i cili dyshohet se është një shpërndarës i sofistikuar i kanabisit.

27-vjeçari shqiptar u arrestua më 22 nëntor pasi kishte marrë dy pako sekrete nga Spanja të cilat pas hetimeve rezultuan se përmbanin plot 48 kilogramë kanabis që ishte gati për shitje.

Sipas autoriteve gjermane në qytetin e Dresdenit, nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se 27-vjeçari ka marrë edhe 36 kilogramë kanabis shtesë, të cilin dyshohet se ka tentuar po ashtu ta shesë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi