Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtuar dënimet për 7 persona të cilët akuzohen nga SPAK se merrnin rryshfet për të liruar patentat e pezulluara
Apeli i GJKKO me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Iliriana Olldashi (anëtare) dhe Engert Pëllumbi (anëtar) shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimet e ankuesve/të pandehurve S.G., A.L., E.P., V.Z., A.R., kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi lënien në fuqi të vendimeve për shpalljen e tyre fajtorë dhe rritjen e dënimit në disa raste.
Në bashkim të dënimeve i pandehuri A.N. dënohet me një dënim të vetëm prej 4 vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve i pandehuri E.P. dënohet me një dënim të vetëm prej 3 vjet burgim. Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.P. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 2 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit E.P. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.
Apeli i GJKKO gjithashtu vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin E.P. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin L.B.), për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
Gjithashtu Apeli i GJKKO vendosi prishjen e vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pushimin e çështjes për të pandehurin R.O. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (për rastin R.O.), për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
Apeli i GJKKO vendosi edhe lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin R.O. me këtë ndryshim, deklarimin fajtor të të pandehurit R.O., për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (për rastin S.T.) dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri R.O. dënohet me një dënim të vetëm prej 1 (një) vit e gjashtë muaj burgim.
Të pandehurit R.O. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (vit) burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Apeli i GJKKO vendosi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes për të pandehurin L.B. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
Apeli i GJKKO vendosi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes për të pandehurin E.S. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë.
Apeli i GJKKO vendosi ndryshimin e vendimit për të pandehurin S.T dhe deklarimin fajtor të të pandehurit S.T. për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit S.T. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim.
Në zbatim të nenit 63 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj të pandehurit S.T. duke zëvendësuar me kryerjen e një punë në interes publik, pa shpërblim, prej 120 orësh.
Urdhërohet i pandehuri të kryejë punën në interes publik si më sipër, brenda një afati prej 6/muajsh dhe të mbajë kontakte me zyrën e Shërbimit të Provës që mbulon vendbanimin e tij.
Apeli i GJKKO vendosi ndryshimin e vendimit për të pandehurin K.Xh dhe deklarimin fajtor të të pandehurit K.Xh. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit K.Xh. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit K.Xh. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.
Apeli i GJKKO vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin A.L. me këtë ndryshim: Në aplikim të nenit 35 paragrafi 1 të Kodit Penal heqjen e së drejtës të pandehurit A.L. për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 vjetësh.
Apeli i GJKKO vendosi prishjen e vendimit dhe pushimin e çështjes për të pandehurin Vilson Zelia për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, për shkak se sipas ligjit nr. 33/2024 ‘Për dhënie amnistie’, procedimi nuk mund të vazhdojë
Apeli i GJKKO vendosi ndryshimin e vendimit dhe deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, në bashkëpunim dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale të pandehurit E.B. i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) muaj burgim, i cili do të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Apeli i GJKKO vendosi mospranimin e ankimit të paraqitur nga i pandehuri S.G. (B.) ndaj vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Apeli i GJKKO vendosi lënien në fuqi të vendimit nr. 18, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në pjesët e tjera të tij.