Merr flakë në ecje makina në Himarë, shpëton mrekullisht shoferja

Një makinë është përfshire nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor Himarë-Sarandë. Mesohet se mjeti qe drejtohej nga A.D ka marrë flakë në ecje duke shkaktuar dëme materiale.

Ndërkohë nuk ka persona të lënduar.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

NJOFTIMI

Himarë/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2021, rreth orës 13:15, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një mjet i markës “Nissan”, me drejtuese shtetasen A.D., në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm deme materiale.

Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi