Një makinë ka marrë flake në ecje mëngjesin e sotëm në autostradën Levan-Vlorë. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ndërsa makina e shtetasit S. Gj. është shkrumbuar totalisht.
Nga hetimet e para dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 09:15, në aksin rrugor Levan-Vlorë, ka marrë flakë në ecje e sipër automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. Gj.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Nuk ka dëme në njerëz.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.