Merkel: Dy e treta e botës është e përkushtuar në tregtinë e lirë

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Samiti i 12-të Euro-Aziatik (ASEM) tregon se dy të tretat e botës janë të përkushtuara në tregtinë e lirë të bazuar në rendin dhe rregullat multilaterale.

Këto komente Merkel i ka bërë në hyrjen e Samitit të 12-të Euro-Aziatik (ASEM), i cili ka sjellë së bashku 51 liderë nga Evropa dhe Azia.

Duke bërë të ditur se është fokusuar për rritjen e lidhjeve të samitit, Merkel ka tërhequr vëmendjen se kjo mund të bëhet përmes marrëveshjeve të tregtisë së lirë.

“Samiti ASEM tregon se dy të tretat e botës janë të përkushtuara në tregtinë e lirë të bazuar në rendin dhe rregullat multilaterale”, tha Merkel.

Ndërkaq, kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka paralajmëruar Italinë për deficitin buxhetor.

“Italia, duke dalë jashtë Traktatit të Maastricht-it, vendos në rrezik veten dhe vendet e tjera”, ka deklaruar Kurz.

Në lidhje me krizën buxhetore midis Italisë dhe BE-së, Kurz ka theksuar se “BE-ja është një komunitet i një ekonomie dhe vlerave që kanë rregulla që duhet t’i ndjekin të gjithë”.

Italia, e cila ka borxhin më të lartë publik në BE pas Greqisë, duhet të reduktojë borxhin e saj për shkak të rregullave të BE-së. Borxhi publik i Italisë është 130 për qind e prodhimit të brendshëm bruto.

Samiti ASEM mbledh së bashku 30 vende evropiane, si dhe udhëheqës nga 21 vende aziatike, duke përfshirë Kinën, Rusinë, Japoninë dhe Indinë./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi