8.5 C
Tirana

Meloni: Lufta kundër ndryshimeve klimatike kërkon qasje pragmatike dhe jo ideologjike

Më datë:

Kryeministrja e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni, deklaroi në konferencën e OKB-së për klimën në Baku se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga lufta globale kundër krizës klimatike.

“Ne duhet të mbrojmë natyrën”, tha Meloni.

“Një qasje që është shumë ideologjike dhe jo pragamatike për këtë çështje rrezikon të na largojë nga rruga drejt suksesit”, tha ajo në mbledhjen e liderëve botërorë.

“Neutraliteti i teknologjisë është qasja e duhur”, tha ajo, duke mbrojtur një “këndvështrim realist global”.

Aktualisht, ajo argumentoi se nuk ka ende asnjë alternativë ndaj lëndëve djegëse fosile.

”Përveç energjive të rinovueshme, duhet të përdoren të gjitha teknologjitë e disponueshme – duke përfshirë gazin, biokarburantet, hidrogjenin dhe ruajtjen e CO2”, tha ajo.

Ajo vuri në dukje se në konferencën e mëparshme botërore për klimën në Dubai, bota kishte rënë dakord të largohej nga karburantet fosile.

Sipas ”New York Times”, presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump – i parë si ideologjikisht i afërt me Melonin për çështjet përfshirë migracionin – tashmë po përgatitet të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për ndryshimet klimatike dhe të hapë rrugën për më shumë shpime nafte dhe gazi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën akuzën e korrupsionit, GJKKO-ja rikthen në punë pedagogët e përjashtuar të Universitetit të Elbasanit

Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me...

Bylykbashi paraqet amendamentin: 5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi kërkoi që në buxhetin...

Buxheti 2025, Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot...