Gjykata e Tiranës pritet të japë sot vendimin për Marjus Demën që vrau 4 ditë me parë shokun e tij Mehmet Qema dhe për 4 të rinjtë që kanë qenë të pranishëm në momentet e krimit.
Në videon më poshtë ata shfaqen kokëulur dhe të trishtuar për ngjarjen që tronditi kryeqytetin.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në lagjen “5 Maj” të kryeqytetit. Të gjithë të rinjtë ishin bashkë me Qemën, ndërsa Marjus Dema i cili mbante një armë pistoletë në dorë ka qëlluar, plumbi i së cilës i mori jetën shokut të tij.
Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.
Pas tij u vetedorezuan Frenkli Myftari, Erlind Pekën, Bralind Agajn, Blerim Hotin dhe Xhuliano Koçin.
Akuzat e Prokurorise ndaj te akuzuarve