Mediat italiane: Dominim napolitan, Seria A është rikthyer

Napoli fitoi në “Allianz Stadium”, me rezultatin minimal, duke rihapur tërësisht garën për kampionatin Italian, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi.

Mediat italiane i jepnin të gjitha meritat skuadrës së Sarrit, që jo vetëm fituan sonte, por dominuan totalisht sfidën, duke mbyllur në gjysmëfushë Juventusin dhe duke mos e lënë të godasë asnjëherë portën e Reinës.

Natyrisht që kjo ishte një ndeshje epër t’u harruar sa më shpejt nga skuadra e Allegrit, që në 4 javët e ardhshme do të udhëtojë në Milano ndaj Interit, por edhe në kryeqytet ndaj Romës, ndaj duhet të zgjohet, për të mos rrezikuar parakalimin në momentet e fundit.

Gjithsesi, edhe për Napolin kalendari nuk është shumë bujar, pasi skuadra e Sarrit do të ketë dy transferta gjithashtu jo të lehta, pasi do të udhëtojë drejt Firences dhe Genovës, ku do të përballet me Fiorentinën dhe Sampdorian.

Për t’u veçuar ishte gjesti i legjendës së Juventusit, Gigi Buffon, që përveçse u bë një barrierë për skuadrën e Napolit, në fund takoi të gjithë kundërshtarët, duke i komplimentuar për fitoren më se të merituar.

Seria A duket se është rikthyer, këtë herë më e fortë se kurrë, pasi po garohet mjaft ashpër për titull mes dy skuadrave, ndërsa 3 të tjera ecin ‘hap më hap’, për një vend në zonën Champions. Luftë të fortë ka edhe për zonën Europa League, por edhe për mbijetesën, ku deri tani vetëm Benevento ka rënë matematikisht në B.

E vetmja gjë e sigurt është që këtë sezon, kampionati Italian do t’i japë verdiktet vetëm në javën e fundit, ndryshe nga sa kishte ndodhur në sezonet paraardhëse./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi