10.5 C
Tirana

Më shumë se 1 milionë njerëz heqin dorë nga cigarja në Mbretërinë e Bashkuar

Më datë:

Më shumë se një milion njerëz mund të kenë hequr dorë nga pirja e duhanit prejse ka shpërthyer pandemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, thotë një studim i organizatës ‘Aksion për Duhanpirjen dhe Shëndetin’, me seli në Londër.

Nga ata që kanë lënë duhanin në katër muajt e mëparshëm, 41% kanë thënë se ky vendim ishte përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj pandemisë së koronavirusit.

‘Aksioni për Duhanpirjen dhe Shëndetin’ tha se sondazhi është kryer në periudhën 15 prill – 20 qershor, me një mostër përfaqësuese prej 10,000 personash.

“Mbi një milion duhanpirës mund të kenë arritur ta ndalojnë duhanin qëkur COVID-19 ka goditur Britaninë, por miliona të tjerë kanë vazhduar duhanpirjen”, tha drejtorja e organizatës, Deborah Arnott.

Në vitin 2019, në Mbretërinë e Bashkuar rreth 7 milionë njerëz kanë qenë duhanpirës.

Në një tjetër studim, Kolegji Universitar i Londrës ka konstatuar se më shumë njerëz e kanë lënë duhanin këtë vit, deri në qershor, sesa në çdo vit tjetër, prejse ka filluar sondazhet e tilla në vitin 2007.

Sipas këshillave të Qeverisë britanike, duhanpirësit mund të jenë të rrezikuar nga simptoma më të rëndë të sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U arrestua në Shqipëri/ Gjendet i vdekur në burg Faruk Özer, themeluesi i platformës së kriptomonedhave “Thodex”

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave...

Një gotë lëng shege në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e bllokimit të arterieve deri në 30%

Një studim i botuar në “American Journal of Clinical...

PS rrëzoi ngritjen e dy Komisioneve Hetimore, Bardhi: Duan të asgjësojnë Parlamentin siç bënë me zgjedhjet e 11 majit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka zhvilluar një mbledhje...

Nga sot në dy linja urbane të Kamzës çmimi i biletës rritet në 50 lekë, aboneja 1,400 lekë

Qytetarët që përdorin dy nga 10 linjat urbane të...