15.5 C
Tirana

Me shtatë vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho zgjidhet në krye të SPAK

Më datë:

Prokurori Klodian Braho zgjidhet kryetar i SPAK me 7 vota të anëtarëve të KLP.

Kandidati tjetër Adnan Xholi mori 3 vota. 1 votë shkoi për Elvin Gokaj. Ndërsa Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.

Klodian Braho do të ketë një mandat 3-vjeçar si drejtues i SPAK, duke pasuar në këtë detyrë Altin Dumanin.

Braho do të marrë pikërisht detyrën nga Dumani në 19 dhjetor për të nisur më pas zyrtarisht ushtrimin e funksionit si drejtues i Prokurorisë së Posaçme.

Votimi në KLP

Klodian Braho – 7 vota

Adnan Xholi – 3 vota

Elvin Gokaj – 1 votë

Doloreza Musabelliu – Asnjë votë

Kush është Klodian Braho

Prokurori Braho, 43 vjeç, pjesë e sistemit të drejtësisë që prej vitit 2007, ka qenë ndërkohë një nga figurat kryesore të SPAK-ut.

Ai u emërua prokuror në vitin 2007 pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe Shkollën e Magjistraturës. Karrierën si prokuror e nisi në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, ku punoi deri në vitin 2012.

Më pas u transferua në Prokurorinë e Vlorës, ku ushtroi detyrën deri në vitin 2015, përfshirë një periudhë si zëvendësdrejtues i këtij institucioni.

Në vitin 2015, Braho u emërua në Prokurorinë për Krime të Rënda në Tiranë, ku u përfshi në hetime të çështjeve me karakter të veçantë penal. Pas shpërbërjes së kësaj prokurorie dhe krijimit të SPAK-ut, ai u emërua prokuror në strukturën e re

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

BE uron kreun e ri të SPAK, Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Silvio Gonzato,...

“Abdullah Klinaku: Ekspertiza juridike dhe vizioni profesional në arenën parlamentare”

“Abdullah Klinaku nga LVV – Jurist dhe intelektual me...

Avokati i Popullit, rrëzohet kërkesa e opozitës për heqjen nga rendi i ditës

Kuvendi rrëzoi sot me 77 vota kundër, 30 vota...

Shqipëria merr Presidencën e Komitetit të Monitorimit të Interreg Europe

Shqipëria ka marrë një rol historik në bashkëpunimin europian...