Me precedentë penalë, kush janë “skifterat” e arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranë vë në pranga autorët e dyshuar të të vjedhjes me dhunë të një 29 vjeçari në banesën e tij në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1, pas kallzimit të marrë nga shtetasi M.M, se dy persona i kishin hyrë në banesë dhe nëpërmjet dhunës i kishin marrë orën dhe celularin, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar: K.A., 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” dhe XH.F., 28 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale orën dhe aparatin celular që këta shtetas i kishin marrë me dhunë shtetasit M.M

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim, në ngarkim të K. A dhe XH. F.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi