Me portretin e Asdrenit, BSH prezanton kartëmonedhën 10 mijë lekëshe

Banka e Shqipërisë prezantoi sot dy prerje të reja të kartëmonedhave shqiptare, të cilat dalin zyrtarisht në treg duke nisur nga 30 qershori i 2021.

Guvernatori Gent Sejko prezantoi ditën e sotme prerjet e reja të 1 mijë lekëshit dhe 10 mijë lekëshit. Kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare.

Kartëmonedha më e re, me vlerë 10 mijë lekë, prezantohet sot. BSH prezanton sot dy kartëmonedha të reja, prerjet 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare. Hedhja në treg për herë të parë përfaqëson në vetvete shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe tregues të tjerë, që lidhen me trajtimin e parasë. Kjo shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotëson kërkesat e tregut për ta pasur. Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë të parasë, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, si dhe duke rritur efikasitetin e BSH. Gjithashtu, prezenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e BSH edhe për të administruar një stok, për të përballuar raste të rritjes së paparashikuar të kërkesës së tregut”, tha Sejko.

Kartëmonedha 1 mijë lekë del me një dizajn të rifreskuar, duke pësuar ndryshime që lidhen me të gjitha elementët në tërësi. Kartëmonedha 10 mijë lekë mban simbolet e identitetit tonë kombëtar, shoqëruar me autorin e Himnit Kombëtar Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni).

Kartëmonedha 1 mijë lekëshe ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbërit, ndryshon ngjyrë në kënde të ndryshme shikimi, si dhe shiritin e ndritshëm në pjesën e pasme. Kartëmonedha e re 10 mijë lekëshe ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbërit si dhe hologramën e shoqëruar me efekte të ndryshme optike.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi