Me pistoletë dhe thikë në brez, pranga 56-vjeçarit

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi lëvizte i armatosur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet S. H., iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, 30 fishekë dhe një armë e ftohtë thikë.

Ky shtetas kishte hyrë në një lokal në rrugën “Don Bosko”, por është denoncuar nga qytetarët të cilët kanë njoftuar në numrin 112, kur kanë konstatuar se ky person mbante një armë zjarri në brez. Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Komisariatit Nr. 3, bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur.

Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi një pistoletë tip TT me krehër dhe 7 fishekë, një mjet prerës thikë dhe një sasi lekësh. Policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku ka gjetur dhe sekuestruar edhe 23 fishekë të tjerë luftarakë. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi