Më në fund ratifikohet një marrëveshje Kosovë-BE

Kuvendi i Kosovës e arriti kuorumin për të kaluar pikën e parë të rendit të ditës, Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Unionit “Konkurrenca e Ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Ky projektligj fillimisht nuk arriti të kaloi në mungesë të kuorumit.

E deputeti Bilall Sherifi ishte ai që pati një lutje për deputetët, sa i përket këtij projektligji.

Ai tha se kjo pike e rëndit të ditës ka shumë rëndësi për biznese të vogla e të mesme që presin miratimin e këtij ligji. Ai u bëri lutje deputetëve që të marrin pjesë në votim. Lutje deputetëve. Të marrin pjesë në këtë ligj, ligjet e 2/3 nuk mund të votohen pa mbështetje të opozitës.

“Ta kalojmë këtë ligj për hir të bizneseve që po presin”, tha Sherifi./KP/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi