Me mijëra euro të padeklaruara, slloveni kapet “mat” në Morinë

KUKES– Një i ri nga Sllovenia është kapur ditën e sotme nga policia kufitare e Morinës pasi po kalonte me shuma parash të padeklaruara.

Policia kufitare ka sekuestruar 12.700 euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zviceriane, të cilat A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni i kishte në çantën e tij të dorës dhe nuk i kishte deklaruar.

NJOFTIMI

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrolleve me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni.

Gjatë kontrollit të ushtruar në çantën e tij të dorës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.700 Euro, 2150 dinarë të Maqedonisë së Veriut dhe 100 franga zviceriane, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, u procedua penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi A. K., 34 vjeç, banues në Slloveni, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi