Me fenelina policie për të shmangur kontrollet nga autoritetet, arrestohet 32-vjeçari në Peqin, i gjendet armë në makinë

Më datë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Sektorin e Qarkullimit Rrugor, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi E. E., 32 vjeç, banues në Peqin.

Ky shtetas u lokalizua në fshatin Bradashesh, duke drejtuar një automjet tip “Audi”, në pjesën e përparme të të cilit kishte vendosur fenelina të ngjashme me ato të Policisë, me qëllim kamuflimin si mjet zyrtar dhe shmangien e kontrolleve nga shërbimet e Policisë.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me fenelinat dhe automjetin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar çdo tentativë për të sfiduar autoritetin e ligjit dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mali i Krujës shpëton nga flakët, zjarri vihet nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se zjarri masiv në...

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, viktima shërbente në Forcat e Armatosura

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë...

Arktiku po humbet “betejën” me ngrohjen globale, arrihet rekordi historik

Ngadalësimi i shkrirjes së akullit në Arktik, i vërejtur...

Rizoto me fileto pule dhe perime

Kjo recetë u përgatit nga Gatime shqiptare Përbërësit: 1 fileto...