“Më dëmtoi varrin e nënës”, zbardhet dëshmia e autorit të krimit në Korçë, pse ndodhi vrasja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Korçës, ku një person është vrarë me sëpatë në qendër të qytetit.

Viktima është identifikuar, si Dashnor Osmani, rreth 50 vjeç, është qëlluar për vdekje pas koke nga Zamir Topi, 42 vjeç, i cili është arrestuar më pas nga policia.

Ndërkohë është zbardhur edhe dëshmia e autorit të vrasjes i cili ka zbuluar edhe shkakun e krimit makabër që tronditi qytetin e Korçës. Dashnor Osmani dhe Zamir Topi dyshohet se janë konflikuar për varrin e mamasë së këtij të fundit.

Topi dhe Osmani, bashkëfshatarë, kanë varrosur në 2014 të afërmit pranë njëri tjetrit. Topi pretendonte se Osmani i kishte dëmtuar varrin e të ëmës dhe i kishte kërkuar që ta rregullonte.

Mes Osmanit dhe Topit ka pasur konflikte të vazhdueshme për këtë çështje. Gjatë marrjes në pyetje Topi ka shfaqur pendesë për krimin e kryer.

“E godita disa here me sëpate të cilën e bleva sot në mengjes. Ishalla nuk vdes. Nuk dua të bej krim. Unë nuk jam kriminel. Prej vitesh jemi grindur me njëri tjëtrin. Ai vendosi eshtrat e nënës së tij tek varri i nënës time. Nuk e duroja dot këtë gje. E kisha paralajmeruar. Nuk gjeja qetësi. I thashë sërish sot por nuk mori vesh. Ndaj e godita.”- mësohet të jetë shprehur 42-vjeçari.

Dashnor Osmani u qëllua me sëpatë pas koke në sy të bashkëshortes dhe vajzës së tij, teksa shiste banane.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi