9.5 C
Tirana

ME ÇDO CIGARE FALI DY REKATË NAMAZ

Më datë:

Një njeri shkoi te kardiokirurgu e thirrësi i njohur islam, Dr. Halid el Xhubejri dhe i tha:
– Doktor, i lash të gjitha gjërat që e hidhërojnë Zotin tim, pos cigares. Cigaren s’mund ta lë.
Doktori i tha:
– A dëshiron të pendohesh dhe ta lësh duhanin?
– Doktor, pasha Allahun, i provova të gjitha metodat, por nuk mund ta lë, – tha njeriu.
– Atëherë, provo të marrësh abdes dhe t’i falësh nga dy rekatë namaz pas çdo cigareje që do të pish, – shtoi doktori.
Pas një periudhe i erdhi i njëjti njeri, por kësaj radhe duke buzëqeshur. Kur mjeku e pyeti pse po qeshte, ai u përgjigj:
– Doktor, edhe pse i pija tridhjetë cigare në ditë, që nga dita kur bëra nijet që pas çdo cigareje t’i falë dy rekatë namaz, shejtani vinte për secilën cigare që doja ta ndezi dhe më bënte vesvese duke më thënë: “O ti njeri, nuk është patjetër ta ndezësh! Pse po e ndez? Ndër tjerash, duhet të marrësh abdes dhe t’i falësh dy rekatë namaz. Jo, jo, mos gabo! Më mirë për ty.” – Vazhdoi njeriu të tregojë. – Ditën e parë i përdora vetëm pesë cigare, kurse të dytën i piva tri dhe tani i kam bërë një javë që e kam lënë përfundimisht.
– Pasha Allahun, nuk e paramendoja se kjo metodë do të jetë efikase për braktisjen e duhanit, – tha doktori.
Pra, me çdo cigare fali nga dy rekatë namaz.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha kundër Ramës: Akuza për puç antikushtetues, dorëheqja e kërkuar

https://www.youtube.com/live/wazRsOWWqPQ?si=cDNvZTEffMCoUsIh&t=934 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi...

Ylber Ramadani shënon në Serinë A: Goli ishte për tim bir që do të lindë së shpejti

Ylber Ramadani ka rigjetur golin me skuadrën e Leçes....

Nxori automatikun pas sherrit, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Një 45-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e...

Rritet niveli i ujit në rezervuarin e Funarit

Sektori i Emergjencave Civile pranë Prefekturës Elbasan informon se...