12.5 C
Tirana

Më 15 Mars Vuçiç pret protesta të dhunshme

Më datë:

Presidenti Vuçiç u deklaroi ministrave të qeverisë serbe në largim se të shtunën më 15 Mars, ai pret dhunë në protestën e paralajmëruar të opozitës.

Vuçiç tha se të gjithë ata që do të marrin pjesë në atë protestë do të arrestohen dhe do të mbajnë përgjegjësi.

“Të gjithë ata që marrin pjesë në atë protestë do të arrestohen.

Ndoshta do të na duhen 15 minuta, mbase një orë, ndoshta dy që ti shtypim.

Shteti ynë do të dijë të sillet si shtet dhe nuk ka filozofi për këtë.

Ne vetëm do t’i bëjmë thirrje atyre qe të jenë paqësorë, të mos tentojnë dhunën për të provokuar një revolucion të përgjakshëm.

Unë i njoh ata dhe, për fat të keq, kam pasur gjithmonë të drejtë deri më tani”, tha Aleksandër Vuçiç.  

Vuçiç tha se e di se nervozizmi i opozitarëve po shtohet, prandaj ata do të përdorin dhunë, ndaj kanë vënë si afat për rrëzimin e institucioneve të shtunën. 

Vuçiç shpreson që studentët të tërhiqen nga kjo që ai e konsideron marrëzi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Qeverisja e Kosovës është tre herë më afër BE-së se qeverisja shqiptare

https://www.youtube.com/live/Fgk85qn9710?si=WigSoVg0Rg0rmvIC&t=710 Në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha tha se...

Osmani pret në takim Ursula von der Leyen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po pret në takim...

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...