Mbytet një person në lumin e fshatit Skuraj

Një 53-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në lumin Mat, ditën e sotme në fshatin Skuraj të Kurbinit.

Mësohet se Durim Murrani, banues në Burrel ka humbur jetën sapo është futur në lumë.

53-vjeçari ishte bashkë me familjen.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkak të arrestit kardiak.

Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Në fshatin Skuraj, në lagjen “Guri i Zi”, shtetasi D.M. 53 vjeç, banues në Burrel, i shoqëruar nga familjarët e tij, ka hyrë për tu larë në lumë.

Dyshohet se, ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak gjatë kohës që po lahej në lumë.

Trupi i 53 vjeçarit është nxjerrë nga lumi dhe po transportohet në Morgun e Spitalit, me qëllim përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi