8.5 C
Tirana

Mbyllja e qeverisë, Trump paralajmëron demokratët: Do shkurtoj programet e preferuara

Më datë:

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se punonjësit federalë mund të pushohen nga puna dhe projektet mund të shkurtohen nëse mbyllja e pjesshme e qeverisë vazhdon.
Në një intervistë për rrjetin televiziv OAN, Trump fajësoi demokratët për mundësinë e shkurtimit të vendeve të punës.

“Mund të ketë pushime nga puna, dhe ky është faji i tyre. Mund të ketë edhe gjëra të tjera. Dua të them, ne mund të shkurtojmë projekte që ata donin, projekte të preferuara, dhe ato do të shkurtoheshin përgjithmonë. Unë gëzoj të drejtën për këtë, të shkurtoj gjëra që nuk duhet të ishin aprovuar më parë dhe ndoshta do ta bëj.”

Qeveria federale u mbyll pjesërisht të mërkurën pasi nuk u gjet dakordësia për buxhetin mes republikanëve dhe demokratëve.

Trump tha se të ardhurat nga tarifat e reja sapo kanë filluar të japin rezultate dhe mund të arrijnë në 1 trilion dollarë në vit. Sipas tij, një pjesë e fondeve do të ndihmojë në uljen e borxhit të qeverisë, i cili sipas tij mund të arrijë në 38 trilion dollarë.

Vlerësimi i tarifave të Trump e tejkalon shumë atë të sekretarit të Thesarit Scott Bessent, i cili muajin e kaluar tha se të ardhurat nga tarifat doganore të Trump mund të kalojnë 500 miliardë dollarë në vit.

Ndërkohë, republikanët dhe demokratët në Capitol Hill vazhdojnë të fajësojnë njëri–tjetrin për mbylljen e përkohshme të qeverisë. Qindra mijëra punonjës federalë po qëndrojnë në shtëpi, ndërsa të tjerë punojnë pa pagesë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Takimet private s’më impresionojnë, analizë për çdo njeri në PD

https://www.youtube.com/live/C8hMuTcTbpM?si=_TaXs_VThYnjE6VT&t=819 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri të ditur...

Danimarka do të hapë ambasadë të re në Shqipëri në 2026

Ministria e Jashtme e Danimarkës ka njoftuar se do...

Tentativa për vrasjen e Bamit dhe Ndrekës: 27 të pandehur për gjykim, zbulohet roli i ish-deputetit dhe Martinajt

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...