Mbyllet protesta e PD përpara Bashkisë së Tiranës, protestuesit qëlluan godinën me sapun

Më datë:

Është mbyllur protesta përpara Bashkisë së Tiranës edhe për ditën e sotme. Eksponentë politikë të PD-së bënë thirrje për dorëheqje të kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e akuzuar atë se është i përfshirë në korrupsion.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi hodhi akuza dhe në drejtim të SPAK, duke e konsideruar një insitutucion partiak, që vepron me urdhër nga qeverisja. Blushi tha se “SPAK dënoi pa prova Berishën e Metën, duke tentuar të asgjësojë opozitën”.

Ndërkaq, eksperti i ekonomisë pranë PD-së Dorian Teliti iu bëri thirrje qytetarëve që t’i thuhet “stop” korrupsionit, vjedhjes, shpopullimit, varfërisë, nëpërkëmbjes së pensionistëve.

Në fund të tubimit, protestuesit qëlluan godinën e Bashkisë së Tiranës me sapun. Prej disa kohësh, opozita proteston përpara Bashkisë së Tiranës, kundër korrupsionit në nivel lokal e qendror.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjyqi i Beqajt për Sterilizimin, SPAK kundërshton kërkesat e ish-ministrit

U mbajt sot në 17 korrik procesi gjyqësor në...

Ndërron jetë nëna e Kris Jenner, mesazhi prekës i saj

Momente të vështira po kalon Kris Jenner, e cila...

Apeli jep vendimin për vrasjen e Santiago Malkos: Selmani do të vuajë 28 vite burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...

Revolta vijon në shesh, protestuesit pas 48 ditësh: “Jo dialog me Ramën”

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn...