Mbyllet matura shtetërore/ Pas testit të lëndëve me zgjedhje, nxënësit dalin të buzëqeshur nga shkolla

Maturantët në të gjithë vendin iu nënshtruan provimit të lëndëve me zgjedhje.

Ky ishte provimi i katërt dhe i fundit i maturës shtetërore 2021. Ndërkohë, nuk kanë munguar protestat e tyre për provimin e matematikës, për të cilin thonë se kishte nivel vështirësie mbi mesataren dhe pyetje të pa trajtuara më parë.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se do të ulet kuota minimale e pikëve për çdo notë në tezën e matematikës, por kjo nuk mjafton për nxënësit. Ata kërkojnë edhe uljen e peshës së provimeve, duke kërkuar që të ketë më shumë përqindje mesatarja e tre viteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi