Mbron Ramën në çdo debat televiziv, ja posti që pritet të marrë Vasili…

Laert Vasili, aktor, dhe komentator politik në mbështetje të Kryeministrit Edi Rama, duket se do të shpërblehet për qëndrimet e tij, duke mbrojtur Rilindjen dhe kreun e qeverisë.

Vasili mund të bëhet drejtues i Teatrit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës. Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë kryebashkiakes së Durrësit, Valbona Sako, por edhe nga burime pranë Ministrisë së Kulturës.

Vetëm pak muaj më parë nga drejtimi i Teatrit u larguar për arsye moshe Bashkim Hoxha, një tjetër emër i madhi skenës së teatrit, por edhe letërsisë, dramaturgjisë dhe gazetarisë, madje duke provuar edhe regjisurën në disa shfaqje.

Bulevardonline, referuar burimeve nga bashkia e Durrësit dhe Ministria e Kulturës, raporton se po negociohet që një nga aktorët e mirënjohur të vitëve të fundit të marrë detyrën e drejtorit të Teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Laert Vasili ka lindur në Delvinë më 7 Mars 1974. Studioi tek Akademia e Arteve në Tiranë. U diplomua nga Akademia e Artit Dramatik e Teatrit Kombëtar Grek në Athinë 1997. P

Emërimi i drejtorit të ri varet nga Këshilli Bashkiak.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi