Mbrojtja civile/ Rama: S’mund t’i hapim gropën vetes e të themi…

Gjatë prezantimit të pr/ligjit për mbrojtjen civile, kryeministri Edi Rama deklaroi se tashmë mbrojtja civile ka kaluar në tjetër nivel.

Sipas kryeministrit tashmë sfidë mbetet e përditshma dhe jo momenti kur shfaqet sfida.

“Hartimi i një baze ligjore ishte domosdoshmeri. Kemi një bazë të re të gatshme për miratim pas bisedimeve të nevojshme. Por përveç kësaj, kemi një trashëgimi të rëndë nga e kaluara që s’mund të adresohet menjëherë. Planet do të jenë të detyrueshme për emergjencat civile edhe për institucionet edhe për sektoret private. Ne nuk mund t’i hapim gropën vetes në përditshmëri dhe kur vjen furtuna ti themi shtetit na nxirr nga gropa”,- tha Rama.Kryeministri shtoi se me këtë pr/ligj përafrohet legjislacioni me direktiva të BE.

“Duke shprehur bindjen se kemi përpara një kapitull të ri për të shkrur në Ministrinë e Mbrojtjes me preferkturat, bashkitë, komunitetet, ju them se këtë kapitull do ta shkrujmë me dinjitet. Shumë respekt pë ata që nuk i shohim në jetën e përditshme por që janë aty sa herë neve na rrrezikohet jeta, janë aty duke vënë në rrezik edhe jetët e tyre”,- tha Rama ndër të tjera.

Kryeministri vlerësoi rezultatet shumë inkurajuese nga momenti i parë i transferimit, edhe pse në një bazë ligjore të pamjaftueshme, në kushtet kur kishim më shumë improvizim dhe vullnet të madh se sa logjistikë dhe mundësi të mjaftueshme.

“Kjo falë të gjithë trupave të angazhuara në momentet dramatike të emergjencave civile, drejtuesve të tyre dhe të gjithë elementëve përbërës në këto operacione të vështira. Ministria e Brendshme ka qenë e kujdesshme dhe me një qasje strategjike për të adresuar jo vetëm përgjigjen, por për të adresuar hap pas hapi dhe parandalimin”, tha Rama.

Kreu i qeverisë vlerësoi se, bashkë me transferimin dhe konfirmimin e vullnetit për ta çuar në një nivel tjetër gjithë kapacitetin reagues të shtetit ndaj emergjencave, ka qenë domosdoshmëria për të hartuar një bazë të re ligjore.

“Sot ne mund të themi me plot gojën që kemi një bazë të re ligjore të hartuar, të gatshme për miratim dhe pa asnjë diskutim dhe të nevojshme, përfundimtare me një strategji kombëtare për reduktimin e riskut të fatkeqësive, si dokument bazë për menaxhimin tërësor të riskut ndaj fatkeqësive”, tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi