Mbreti saudit fal të burgosurit për borxhe financiare

Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz ka liruar të gjithë të burgosurit në provincën e Taifit të cilët ishin dënuar për borxhe financiare.

Mbreti Salman ka lëshuar një dekret që borxhet në fjalë të paguhen nga buxheti i shtetit, përfshirë tatimet, kreditë dhe borxhet e tjera për shkak të të cilave, personat janë dënuar me burg.

Agjencia saudite e lajmeve (SPA) njofton se vendimi i mbretit për të falur të dënuarit është bërë me sugjerimin e princit të parë të Kurorës, Muhammed bin Salman, i cili të shtunën qëndroi në një vizitë zyrtare në Taif.

Nuk ka detaje për numrin e të burgosurve të cilët janë përfshirë në faljen mbretërore.

Qyteti i Taifit shtrihet në malin Sarawat dhe nga shkaku i kushteve të favorshme klimatike paraqet vendqëndrim të shpeshtë të të huajve, por aty ndodhet edhe rezidenca e përkohshme e qeverisë saudite gjatë të nxehtit veror./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi