Mbretëria e Bashkuar kishte plan të bënte Rusinë anëtare të pjesshme të NATO-s

Më datë:

Sipas dokumenteve të publikuara nga Arkivi Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar, Rifkind e kishte ngritur në rend të ditës propozimin për anëtarësimin e pjesshëm të Rusisë në NATO gjatë një seminari brenda qeverisë për politikën e jashtme.

Dokumentet sekrete të Ministrisë së Mbrojtjes nga 25 vjet më parë zbuluan këtë plan, i cili ishte i bazuar në natyrën bashkëpunuese të ish-presidentit rus, Boris Yeltsin, paraardhës i vonë i Putinit.

Propozimi i Rifkind përshkruan një mundësi për të ndryshuar marrëdhëniet me Rusinë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.

“Një zgjidhje e mundshme do të ishte krijimi i një kategorie të re të anëtarësisë së asociuar në NATO”, thoshte ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Malcolm Rifkind, në propozimin e tij.

Ai theksonte se një status i tillë nuk mund të përfshijë garancitë e nenit V (mbrojtja kolektive), anëtarësimin në IMS (Shtabi i Brendshëm Ushtarak) ose veton ruse dhe prandaj nuk do të ndryshonte thelbin e NATO.

“Sidoqoftë, do t’i jepte Rusisë një status zyrtar brenda Aleancës, do ta lejonte atë të merrte pjesë me të drejtë në ministerialet dhe takimet e tjera, si dhe do të inkurajonte një konvergjencë dhe harmonizim gradual të politikës, doktrinës dhe praktikës”, shtonte Rifkind.

Anëtarësia e pjesshme – sipas tij – mund t’i jepej gjithashtu Ukrainës, Bjellorusisë dhe shteteve baltike, gjë që do të parandalonte rivendosjen e tyre në orbitën e Rusisë.

Kurse Ministria e Punëve të Jashtme, gjithnjë në bazë të dokumenteve të publikuara nga Arkivi Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar, e kishte kundërshtuar propozimin e ministri të atëhershëm të Mbrojtjes duke argumentuar se statusi i anëtarit të pjesshëm do të krijonte te Rusia “një shpresë apo pritmë të gabuar” për t’u bërë një ditë vend anëtar me të drejta të plota.

“Ne s’duhet të përsërisim në aspektin e NATO-s situatën në të cilën ka rënë Bashkimi Evropian, që i ka dhënë Turqisë një premtim të cilin nuk ka aspak ndërmend ta përmbushë”, thuhej në kundërshtimin e Ministrisë së Jashtme britanike, e cila nënvizonte se kjo do të shkaktonte një paqëndrueshmëri të madhe.

Ky plan nuk gjeti kurrë mbështetje të mjaftueshme për t’u materializuar në bisedime serioze rreth çështjes, megjithatë Rusisë iu lejua të bashkohej në disa takime të NATO-s për bashkëpunim të mëtejshëm me vendin.

Por në vitin 2014, aneksimi i Krimesë nga Rusia i dha fund të gjithë bashkëpunimit ushtarak dhe privilegjeve të saj me Aleancën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Gjykata penale e Tiranë ka caktuar masat e sigurimit...

Zv.kryeministrja Koçiu me banorët e pallatit të djegur: Do përfitoni bonus qiraje për strehimin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka shkuar këtë të premte, më 17 prill,...

Sezoni turistik veror, aksion pastrimi në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

Në prag të nisjes së sezonit turistik veror, bashkia...