Mbretëri e Bashkuar, numri i viktimave nga COVID-19 tejkalon shifrën 28 mijë

Mbretëria e Bashkuar për nga numri i viktimave nga koronavirusi renditet e dyta në Evropë pas Italisë pasi javën e kaluar u rritën viktimat në shtëpitë e kujdesit.

Në konferencën e përditshme për media, sekretari britanik për strehim, komunitetet dhe pushtetin lokal, Robert Jenrick, njoftoi një paketë prej 76 milionë paundësh për të prekurit gjatë shpërthimit në shoqëri, përfshirë viktimat e abuzimit në familje dhe fëmijët e cenueshëm.

Të dhënat e publikuara nga Qendra e Kujdesit Intensiv treguan se 70 për qind e pacientëve me koronavirus të pranuar në kujdes intensiv janë burra.

Nga ata të dërguar në kujdes intensiv, 51 për qind e burrave vdiqën, krahasuar me 43 për qind të grave.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i të shëruarve nga COVID-19 ka tejkaluar shifrën 1.1 milion, ndërsa numri i të vdekurve është afër 240 mijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi