Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Vlahutin: Negociatat, jo dhuratë

Në ambientet e Kryesisë së Kuvendit është mbledhur Këshilli Kombëtar i Integrimit, ku është e pranishme edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

Në fjalën e saj, ajo theksoi se hapja e negociatave për Shqipërinë nëse BE do ta miratojë nuk do të vijë si një dhuratë, por do të jetë një instrument për të avancuar më tej.

“Javën e kaluar, Mogherini theksoi se Shqipëria ka një mundësi reale për të ecur përpara drejt hapjes së negociatave. Shqipëria ka një mundësi reale për hapjen e negociatave. Shqipëria ka bërë një punë të jashtëzakonshme me reformën në drejtësi. Muajt në vijim do të jenë intensiv për Shqipërinë. Në momentin që këshilli vendos që bisedimet të vazhdojmë roli i parlamentit do të jetë edhe më i rëndësishëm. Negociatat nuk janë një dhuratë, por janë një instrument”, u shpreh Vlahutin.

Në fjalë e saj ajo vuri në dukje se strategjia për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE rikonfirmon fuqimisht mbështetjen e BE për ta bërë së bashku këtë rrugë.

Teksa vlerësoi Shtetin e së Drejtës si përparësinë kryesore të vendeve të rajonit, Vlahutin vuri në dukje edhe një sërë përparësish të tjera: “E para është Shteti i së Drejtës, që është pika kryesore të që matet perspektivë për në BE. Ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore mes vendeve të rajonit dhe BE. Për sigurinë dhe emigrimin janë parashikuar nisma specifike, ku kryesore do të jetë shkëmbimi informacionit. Në fushën socio-ekonomike BE do të fusë një skemë të re që do të nxisin investime private. Do të lehtësohet më tej tregtia mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndërlidhja, Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga vendet e BE dhe kjo e bën të rëndësishme ndërlidhje në fushën e transportit, energjisë dhe fushën dixhitale”.

Vlahutin gjithashtu bëri me dije se axhenda e bashkëpunimit do të jetë edhe kryefjala e samitit që do të zhvillohet në muajin maj në Sofje./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi