Mblidhet Grupi Parlamentar i PS, porosia e Ballës për deputetët

PS ka mbledhur sot grupin parlamentar nën drejtimin e kreut të tij, Taulant Balla, në mungesë të kryeministrit Edi Rama. Në fjalën para deputetëve socialistë, Balla ka kërkuar prej tyre më shumë angazhim e të jenë më prezentë në zonat elektorale. Kreu i grupit parlamentar të PS, ka kërkuar përgatitje e dhe kontakte me elektoratin në funksion të pergatitjeve për zgjedhjet lokale.

Burime nga PS, thanë për “BalkanWeb” se në mbledhje deputeti Bashkim Fino ka kërkuar rishikimin e pagave për oficerët e policisë gjyqësore. Sipas Finos, me pagat e reja, policët gjyqësore marrin paga më të larta se Presidenti. Kërkesë e cila nuk u pranua nga kolegët e tij në mbledhjen e grupit parlamentar. Sakaq PS pritet të mbledhë nesër në 18:00, kryesinë e përgjithshme për cështjet zgjedhore.

“BalkanWeb” mëson se javën e parë të muajit maj, PS do të mbledhë Asamblenë Kombëtare, nga ku do të zyrtarizojë emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit për kryetarë të bashkive në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi