Mbi 7 mijë maturantë nuk e kaluan testin e maturës

Provimin e maturës shtetërore këtë vit e kanë kaluar 73.3 për qind e maturantëve që i janë nënshtruar testit.

Burime të gazetës brenda Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) kanë thënë për “Kohën Ditore”se testin e maturës nuk e kane kaluar mbi 7 mijë maturant.

Vitin e kaluar kalueshmëria në këtë provim shtetëror ka qenë 83.5 për qind.

Provimi i maturës shtetërore këtë vit është përcjellë me parregullësi që nga dita e parë e testit i cili sikurse në vitet e kaluara është shpërndarë në rrjete sociale.

Rezultatet zyrtare MASHT-i pritet t’i shpallë sot në një konferencë për media./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi