Mbi 135 mijë raste të konfirmuara të koronavirusit globalisht

Numri i rasteve të konfirmuara të personave të infektuar me koronavirusin e ri COVID-19 në mbarë botën ka arritur në mbi 135 mijë (AA).

Faqja e internetit “Worldometer” e cila përpilon të dhënat e përditësuara me rastet e koronavirusit nga vendet e botës, e ka përditësuar në 135.160 numrin e rasteve në nivel global.

Sipas faqes, gjithsej 4.990 njerëz kanë humbur jetën nga virusi, kurse 70.407 janë shëruar.

Virusi, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur si pandemi globale, u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan të Kinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi