Mbetjet në Kavajë, Krali: S’është faji i Bashkisë, firmosëm kontratën me landfillin e Sharrës, por se hapin traun

Me një ndjesë publike drejtuar bashkëqytetarëve dhe sipërmarrësve e ka nisur reagimin e tij kryebashkiaku i Kavajës Redjan Krali për situatën e rëndë që është krijuar nga depozitimi i mbetjeve në zonën turistike midis Spillesë dhe plazhit të gjeneralit.

Pas konsultimit në mbledhjen e fundit me Këshillin Bashkiak, Krali thotë se ndotja mjedisore nuk u krijua për faj të Bashkisë së Kavajës, por pengesë u bë Landfilli i Sharrës me të cilin është nënshkruar një marrëveshje dypalëshe për depozitimin e mbetjeve, të cilën Landfilli nuk po e zbaton duke e mbajtur traun ende te mbyllur.

Pas kronikave denoncuese që Dritatv bëri për ndotjen mjedisore që shkaktojnë mbeturinat dhe djegia e tyre në pikun e sezonit turistik, prokuroria ndërmori hapin e parë duke regjistruar procedim penal për rastin.

Nuk është hera e parë që shkaktohen situata të tilla me mbetjet urbane në zonat bregdetare në kulmin e sezonit turistik, duke shkaktuar pakënaqësi të pushuesit dhe dëmtim të bizneseve të zonës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi