Mbaron dimri, Uran Ismaili shpërndan vaksina për grip pasi vdiqën 10 persona!

Sëmundja e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka sjellë edhe një herë në vëmendje gjendjen alarmante të gripit në Kosovë.

Anëtarët e Komitetit për Gripin Sezonal deklaruan se në Kosovë nuk ka nevojë për panik dhe se çdo vit kalenderik ka grip, por jo pandemi sikurse në vitin 2009. Mirëpo, gjithashtu u raportua se 10 persona e humbën jetën shkaku i komplikimeve që shkaktoi ky grip në ndërveprim me sëmundje të tjera nga të cilat lëngonin pacientët, njofton KosovaPost.

Drejtori i Institutit Kombëtar, Naser Ramadani, tha se gripi në territorin e Kosovës është në nivel mesatar.

“Ne kemi raportuar mbi 29 mijë raste të dyshimta, pasi nuk dihet sa janë me grip. Mbi 4.000 janë infektive, 43 raste janë raportuar si gjendje më e rëndë e gripit sezonal, ndërsa dhjetë me vdekje. E kemi shpall si gjendje epidemike për shkak të rasteve të vdekjeve. Këto raste janë mbi 65-vjeç. Katër raste janë A1H1 dhe gjashtë raste të grupit A”, ka thënë ai.

Po ashtu, ishte bërë thirrje edhe për arsyetim të mungesave nëpër shkolla.

Por, Ministria e Shëndetësisë gjatë kësaj kohe ishte në gjumë. Ajo vetëm tani është kujtuar që të shpërndaje 85.500 vaksina kundër gripit sezonal. Ndonëse, vakcionimi kundër këtij gripi do të duhej të ndodhte në fillim të sezonit të dimrit.

“Shpërndarja e këtyre vaksinave ka filluar përmes Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, i cili i shpërndan ato në Qendrat Kryesore të Mjekësisë familjare- Njësitë e vaksinimit të komunave të Kosovës, ku qytetarët mund të vaksinohen. Sipas MSh-së, prej vaksinave të siguruara, të cilat jepen falas për qytetarët, janë kundër gripit. Ky është i vetmi sqarim i Ministrisë së Shëndetësisë e cila nuk ka dhënë detaje se kur janë blerë këto vaksina, pse nuk janë shpërndarë deri më tani, sa ka qenë kostoja e tyre, si dhe një sërë çështjesh tjera që rezultuan me epidemi të gripit në Kosovë, ku fatkeqësisht humbën jetën 10 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi