10.5 C
Tirana

Mbante armë dhe municion luftarak në banesën e tij, arrestohet 36-vjeçari në Kurbin

Më datë:

Është arrestuar një person nga Policia e Lezhës pasi mbante armë dhe municion luftarak në banesën e tij.


Blutë kanë sekuestruar një armë zjarri automatike dhe municion luftarak  në cilësinë e  provës materiale.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij,organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Information”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit E. Ll, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike,1 krehër me fishekë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ll., 35 vjeç, banues në Mamurras.

Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës së mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: Marrëveshja me Italinë për transmetimet e ndërsjella, hap i rëndësishëm për diasporën

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtuesi...

Debate në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit, Këlliçi: Garda na tërhoqi zvarrë!

Byroja e Kuvendit është mbledhur paraditen e kësaj të...

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes: Privilegj të shpreh gatishmërinë time për të kontribuar

 Kryeministri Edi Rama njoftoi se i është përgjigjur ftesës...

Vrasja me çekiç në Krujë, sherri ndodhi për një fërkim makinash

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e...