“Maturantët” gjelbërojnë kodrën e rrezikuar

 

 

Rreth 180 pemë parku iu shtuan qytetit të Gjirokastrës në një zonë të rrezikuar nga rrëshqitjet. Kontributi erdhi nga një grup miqsh që përfunduan së bashku maturen në vitin ‘95 në Gjirokastër.

Shumë prej nesh jetojnë larg qytetit dhe jashtë vendit, kemi profesione, drejtime dhe jete të ndryshme por ajo që na bashkoi në këtë iniciativë ishte Gjirokastra dhe nostalgjia për vitet e shkollës kur qyteti sigurisht ishte më i blertë thotë një prej ish maturantëve.

“Në e kemi marrë këtë iniciativë si matura ‘95, duke e parë si një problem të qytetit tonë që po përhapet pothajse në të gjitha territoret e Gjirokastrës, jo rrëshqitjet, jo shpyllëzimi dhe morëm një nismë për mbjelljen e disa pemëve”, shprehet Anila Onjea.

Situata që ka përfshirë qytetin dhe reduktimi dramatik i sipërfaqes së gjelbërt frymëzoi këtë nismë që do të donim të ishte fillimi i një parku në qytet thonë ata.

“Duke parë që në këto zona mungonte pyllëzimi ne menduam ti përgjigjeshim kësaj problematike me këtë ide, të mbjelljes së këtyre pemëve”, thotë Dorian Llongo.

Pemët e panjave, pishave, gështenjave, blirit, shegëve dhe shkurreve dekorative që do të pyllëzojnë shpatin e zhveshur mbi urën historike të Zerzebilit, janë blloku i parë i Parkut të Maturantëve.

Kreu i Agjencisë së Shërbimeve në Gjirokastër, Hetem Seferi thotë se ftohen të gjithe qytetarët dhe sidomos të rinjtë, të ofrojnë nga një pemë për qytetin.

“Ne falenderojmë këtë iniciativë qytetare dhe shpresojmë që si punajuaj të ketë dhe shumë njerëz të tjerë për të pyllëzuar e për të mbajtur sa më gjelbër qytetin tonë”, thotë Hetem Seferi.

Gjirokastra gjatë 2 dekadave të fundit ka humbur 1/3 e sipërfaqes së saj të gjelbërt ndërsa 3 lagje janë përfshirë nga rrëshqitjet masive.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi