Matura shtetërore/ Kushi: Kush nuk ka plotësuar ende formularët A1 dhe A1Z mund të aplikojë në këto data

Maturantët të cilët ende nuk kanë aplikuar për formularin A1 dhe A1Z për provimet e maturës në vjeshtë, tashmë do të kenë sërish mundësi në datat 7-9 korrik.

Njoftimin e ka bërë Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjete sociale.

Ajo njofton se pas kërkesave të shumta për aplikimin e formularëve është vendosur që të jepet mundësia dhe në këto data.

“Pas kërkesave të shumta të të interesuarve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë edhe një mundësi të re për të kryer këtë aplikim në datat 7 deri 9 korrik 2021” – shkruan Kushi.

Formularin A1 plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor ndërsa formularin A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë në Maturën Shtetërore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi