Marsela Çibukaj flet për planet e martesës dhe tregon mesazhet pas dobësimit: Sa gjynah që je fejuar

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha janë në një lidhje prej shumë kohësh, por për çiftin dasma është shumë larg.

Në një intervistë të fundit, këngëtarja u shpreh se planifikon të bëjë një ceremoni të vogël me njerëzit e zemrës, por që “është larg në horizont”.

“Çfarë dasmë, por të kalojmë pandeminë njëherë. Shpëtuam edhe për këtë vit. Unë kam vendosur me Vitmarin, sidomos pas periudhës së pandemisë, që mund t’ia hedhim edhe pa dasmë, edhe ato lekët mund të merren dhe të shijohen diku andej nga Kuba, nga Dubai. Ju dërgojmë nga një kartolinë të gjithëve, tani sikur ka ikur dëshira për dasma të mëdha. Kemi dëshirë që një ditë të bëjmë një festë të vogël me miqtë më të mirë, me njerëzit e zemrës por planet janë goxha të largëta në horizont,”- tha Marsela Çibukaj, e ftuar në “Wake up”.

Gjithashtu, ajo komentoi dobësimin drastik duke u shpreh se ishte dashuria që e bëri të humbte peshë. Këngëtarja tha se po mundohet të mbajë linjat, por tundohet nga ëmbëlsirat dhe makaronat. Ndërsa rrëfeu se pas dobësimit i dërgojnë mesazhe ku e komplimentojnë: “Sa gjynah që je e fejuar”.

“Dashuria, u kujdesa për veten dhe të gjithë më kanë shkruar sa gjynah që je e fejuar (qesh). E mbani mend si kam qenë single? Kam qenë goxha rrumbullake! Po mundohemi të mbajmë linjat, meqë i kishim harruar se i kishim, ishim bërë njësh. Ishte pak e vështirë në fillim, pastaj u adaptova. Ëmbëlsirat dhe makaronat më tundojnë,”– tregoi Marsela Çibukaj.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Së fundi