Marrëveshje e re tregtare, SHBA-Meksike-Kanada zëvendësojnë NAFTA-n

Pas diskutimeve intensive të minutës së fundit përpara skadimit të afatit në mesnatë, zyrtarët amerikane dhe ata kanadeze njoftuan arritjen e një marrëveshjeje të re tregtare që mundëson një pakt të modifikuar trepalësh me Meksikën.

Ujdia zëvendëson NAFTA-n, marrëveshjen për tregti të lirë të Amerikës Veriore, ekzistuese prej mëse një çerek shekulli.

Pakti SHBA-Meksike-Kanada mbështet një tregti vjetore prej 1.2 trilionë dollarësh dhe pritet të nënshkruar brenda 60 ditësh nga liderët e tre vendeve firmëtarë.

Çfarë është në thelb marrëveshja e re? Detajet e sakta të saj nuk janë zbardhur ende, por pritet gjerësisht të përmbaje masa të rëndësishme për industrinë kanadeze të bulmetit dhe eksportin e makinave në SHBA.

Fermerëve amerikane do t’u rritet në gati 3,5% qasja ndaj produkteve kanadeze të qumështit. Kanadaja ndërkohë duket se ka arritur të sigurojë një lloj mbrojtjeje të industrisë së automjeteve nga tarifat e mundshme amerikane.

Ato mbi alumini dhe çelikut nga ana tjetër, për momentin do të mbeten në fuqi. Trump e kishte shndërruar qëndrimin e tij kritik ndaj NAFTA-s në pjesën qendrore të fushatës së televizioneve elektorale në 2016-ten.

“Marrëveshja më e keqe tregtare mbase e nënshkruar ndonjëherë, por pa dyshim më e keqja e firmosur në këtë vend”, patë thënë ai për NAFTA-n, duke e fajësuar atë për humbjen e vendeve të punës në Amerike që kur hyri në fuqi në vitin 1994./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi