“Marrëveshja për sistemet S-400 avancon sipas planit”

Marrëveshja për blerjen e sistemeve ruse për mbrojtje raketore S-400 nga ana e Turqisë është duke avancuar sipas planit, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov.

“Si zëdhënës i Kremlinit, mund të konfirmoj se marrëveshja për S-400 është duke vazhduar sipas planit”, tha Peskov lidhur me komentet për fillimin e dërgesës së sistemeve javën e ardhshme.

Deklarata e Kremlinit vjen pasi shefi i Industrisë së Mbrojtjes pranë Presidencës së Turqisë, Ismail Demir, duke folur mbi dorëzimin S-400, dje tha se sistemet ruse do të vijnë në Turqi javën e ardhshme.

“Të mos e them tani datën, por do të shihni kur të vijnë në javën e dytë të korrikut”, u shpreh Demir.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi