16.5 C
Tirana

Marrëveshja bërthamore/ Edhe europianët janë duke u tërhequr nga akordi me Iranin

Më datë:

Fuqitë evropiane po rishikojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin pasi vendi u kthye një hap prapa nga angazhimet e tij.

Irani pezulloi të gjitha kufizimet mbi prodhimin e uraniumit të pasuruar që mund të përdoret për të bërë karburant për reaktorët por edhe armë bërthamore. Ai tha se në këtë mënyrë po i përgjigjej sanksioneve të kthyera nga SHBA kur kjo e fundit u tërhoq nga marrëveshja në 2018.

Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe thanë se nuk do ta pranojnë argumentimin e Iranit. Marrëveshja bërthamore bëri që Irani, që insiston se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor, të kufizonte aktivitetet e tij sensitive dhe të lejonte inspektorët të ktheheshin në vend, në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Presidenti amerikan, Donald Trump, i riktheu ato për ta detyruar Iranin që të negociojë një marrëveshje të re, që do të vendoste kufizime të papërcaktuara në programin e tij bërthamor dhe do të ndalonte edhe prodhimin e raketave balistike nga ana e tij.

Por Irani deri më tani ka refuzuar. Palët e tjera në marrëveshje, tre fuqitë evropiane, plus Kinën dhe Rusinë, u përpoqën ta mbanin gjallë atë, por sanksionet bënë që eksportet e naftës së Iranit të pësonin kolaps dhe vlera e monedhës vendase të bjerë duke rritur inflacionin. Marrëveshjet dhe traktatet zakonisht kanë mekanizma që lejojnë njërën palë të sfidojë tjetrën nëse mendohet se kushtet janë shkelur. Por ky nuk është rasti i marrëveshjes bërthamore me Iranin. SHBA është tërhequr nga marrëveshja ndërsa Irani ka ndërmarrë një seri hapash prapa. Marrëveshja ekziston, por është në një lloj status quo-je, e braktisur nga dy prej firmëtarëve më të rëndësishëm. Evropianët tani kanë hedhur hapin e parë drejt shkrimit të nekrologjisë së saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Ndriçoni Tiranën me transparencë” – Teliti i kërkon Veliajt të bëjë publike shtatë urdhra bashkiakë

Dorjan Teliti, Koordinator për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike...

Osmani për rrëmbimin e shtetasit kosovar nga Serbia: Provokim i rëndë

 Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se grabitja e një...

Apeli i Posaçëm shtyn seancën për Ilir Metën, mbrojtja kërkon përjashtimin e gjyqtares

Gjykata e Posaçme e Apelit (GJKKO) ka shtyrë seancën...

Stuhia “Fung-Wong” përfshin Filipinet, raportohen tetëmbëdhjetë viktima dhe dy të zhdukur

Të paktën 18 persona humbën jetën dhe dy të...