Maqedonia e Veriut, rritet në 34 numri i të vdekurve nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut konfirmoi dy vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 34. Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 49 raste të reja pozitive me virus, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 ka shkuar në 760.

“Një pacient (73 vjeç) nga Prilepi vdiq në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Febrile në Shkup, ai u pranua në spital më 1 prill, kurse në Kumanovë vdiq një pacient i porsadiagnostikuar (76 vjeç) në Klinikën e Hematologjisë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 49 raste të reja me COVID-19, shumica e tyre janë nga Shkupi, Kumanova, Shtipi dhe Prilepi. Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në vend ka arritur në 760 persona.

Sipas ministrisë, deri më tani, shumica e rasteve të koronavirusit janë regjistruar në Shkup (297), Kumanovë (182), Prilep (58), Dibër (49), Strugë (33), Tetovë (31), Shtip (27), Veles ( 24) dhe Koçan (20).

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë kryer në total 586 teste dhe 29 persona të konfirmuar dhe dyshuar janë shtruar në spital.

Nga e mërkura, në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi masa të reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, e cila kufizon lëvizjen e lirë gjatë ditëve të punës nga ora 16:00 deri në ora 05:00 dhe gjatë fundjavave, duke filluar nga e premtja në ora 16:00 deri të hënën në ora 05:00.

Më 18 mars, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në territorin e gjithë vendit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi