“Maqedonia e Veriut është e gatshme të fillojë negociatat me BE-në”

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, theksoi se në takimin e sotëm me kryetarin e grupit parlamentar “Renew Europe”, Dacian Ciolos, ka përcjellë meazhin deri te të gjitha vendet e Bashkimit Evropian (BE) që të marrin vendim pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, (AA).

Pas takimit në Qeveri, kryeministri Oliver Spasovski dhe kryetari i grupit parlamentar “Renew Europe”, Dacian Ciolos mbajtën konferencë për shtyp.

Duke theksuar se Maqedonia e Veriut ka treguar pjekuri politike dhe kapacitet institucional për reforma serioze, kryeministri Spasovski tha se përmes kryetarit të grupit parlamentar “Renew Europe” Dacian Ciolos dhe deputetët evropian ka dërguar mesazhin deri te vendet e BE-së që të marrin vendim pozitiv për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

“Me këtë rast përmes deputetëve evropian dërgova mesazhin deri te të gjitha vendet e Bashkimit Evropian që të marrin vendim pozitiv për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”, tha kryeministri Spasovski.

Siç theksoi kryeministri Spasovski, pjekuria politike nga vendet anëtare të BE-së kërkon që të mos u jepen argumente për forcimin e retorikës nacionaliste dhe antievropiane në Maqedoninë e Veriut, e cila mund ta vë në rrezik Marrëveshjen e Prespës dhe proceset reformuese.

Kryetari Ciolos theksoi se grupi parlamentar “Renew Europe” është pjesë e shumicës parlamentare në Parlamentin Evropian dhe se i mbrojnë vlerat, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe Evropën, e cila duhet të sjellë rezultate dhe përfitime për të gjithë njerëzit.

“Grupi ynë politik “Renew Europe”, së bashku me partnerët tjerë në Parlamentin Evropian, qartë e mbështesin vazhdimin dhe procesin e zgjerimit, si dhe e pranojnë faktin se Maqedonia e Veriut është e gatshme të fillojë negociata me Bashkimin Evropian”, theksoi Ciolos.

Duke rikujtuar se tashmë ka metodologji të re për negociata, Ciolos tha se dëshirojnë që Maqedonia e Veriut hap pas hapi t’i integrojë politikat e Bashkimit Evropian, por edhe t’i shfrytëzojë fondet dhe mundësitë evropiane për t’u zhvilluar.

Rikujtojmë se pasi në Samitin në Bruksel në tetor të vitit të kaluar, për shkak të kundërshtimit të Francës, Këshilli Evropian nuk mori vendim për caktimin e datës për Maqedoninë e Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, presidenti i shtetit Stevo pendarovski, thirri takim liderësh, në të cilën liderët e partive parlamentare politike u morën vesh që më 12 prill të këtij viti të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi