Maqedoni e Veriut-Kapen 50 kg drogë në kamionin që vinte nga Shqipëria, shoferi tenton tu jap ryshfet policëve

50 kilogramë drogë janë kapur në një kamion që drejtohej nga një shqiptgar në Maqedoninë e Veriut.

Sipas autoriteteve atje shoferi I kamionit u ka ofruar ryshfet policëve që të mos bënin kontroll.

Pas kontrollit të policisë janë gjetur në brendësi dy valixhe ku ishin vendosur 50 pako me marihuanë në peshë totale rreth 50 kilogramë.

Mësohet se nëse droga do të shitej do të kapte vlerën e 200 mijë eurove. Mesohet se droga kishte si destinacion Greqine.

“Në rrugën rajonale Prilep-Gradsko, është ndaluar kamion i tipit “Man” me targa shqiptare që po drejtohej nga personi B.J (40), shtetas i R. Shqipërisë.

Gjatë kontrollit, shtetasi shqiptar zyrtarëve policor u ka ofruar para që ata të mos kryenin kontroll të shoferit dhe mjetit transportues.

Policët kanë kryer kontroll, pas së cilës janë gjetur dy valixhe të mëdha ku ishin vendosur 50 pako me marihuanë në peshë totale rreth 50 kilogram.

Përllogaritja e vlerës së drogës është rreth 200 mijë euro.

Shoferi është privuar nga liria dhe gjatë ditës me kallëzim penal do të dorëzohet në Prokurorinë Themelore të Prilepit”, informon zedhenesi i mimistrise se Brendshme ne Maqedonine e Veriut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi