Maqedoni e Veriut/ ASH mbledh sot Kuvendin Kombëtar të partisë

Me 62 vota pro dhe asnjë kundër, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut shkarkoi në mesnatë dy ministra të Aleancës për Shqiptarët në qeverinë e Talat Xhaferit.

Të larguarit janë Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë dhe Azir Aliu, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Seanca do të vazhdojë ditën e hënë, ku pritet të zgjidhen ministrat e rinj. Shkak për këtë u bënë debatet e brendshme në partinë Aleanca për Shqiptarët pas vendimit të kryetarit Arben Taravari për përcaktimin e koalicionit parazgjedhor.

Vendimi i Taravarit nuk u mirëprit nga shumica e partisë duke bërë që sot pasdite të mblidhet Kuvendi Kombëtar.

Kreu i Kuvendit, Ziadin Sela tha se do të merren masa ndaj kryetarit për vendimin e pakonsultuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi