Maqedoni, duhen miliona euro për të luftuar ndotjen e ajrit

Maqedonisë i duhen shumë mjete financiare për ta ulur ndotjen e ajrit. Vetëm për Shkupin, që ndotja të ulet me 50%, shteti do të duhet që të invesdtoje rreth 380 milionë euro.

Ky buxhet do të ishte i nevojshem për zgjerimin e një sistemi të ngrohjes në Shkup, realizimin e masave për efikasitet energjetik në objekte dhe ndërrimi i pajisjeve për ngrohjei.

Kjo e dhënë e hulumtuesve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) u përmend në forumin e bashkësisë akademike për mundësitë e uljes së ndotjes së ajrit të shkaktuar nga ngrohja në shtepi.

Ndotja e ajrit i kushton Maqedonisë 325 milionë euro të përllogaritura nga Banka Botërore si harxhime për zgjidhjen e problemit të ndotjes së ajrit./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi