6.5 C
Tirana

Mandati i Xhaçkës, kryeparlamentarja Spiropali: Të mblidhet Këshilli i Legjislacionit më 27 Gusht

Më datë:

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka njoftuar se më 27 Gusht do të mblidhet në Kryesinë e Kuvendit jashtë sesionit parlamentar Këshilli i Legjislacionit lidhur me vendimin e datës 10 Korrik 2024 të Kushtetueses për mandatin e deputetes së Olta Xhaçkës.

“Ju njoftojmë se në datën 27 Gusht, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar, mbledhja e Këshillit për Legjislacionin. (Urdhër Nr. 54, datë 08.08.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.) Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese.”

Vendimi i Spiropalit për thirrjen e kësaj mbledhje ka ardhur 1 ditë pasi 28 deputetë të grupit parlamentar të PD-së në një letër drejtuar kryeparlamentares kërkuan thirrjen e një seance plenare të jashtëzakonshme.

Në këtë nismë të depozituar, opozita kërkoi që Parlamenti të vendosë për dërgimin e mocionit për heqjen e mandatit të deputetes së Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

Deputetët e opozitës e cilësojnë si të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që thonë se mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhaçka, duke injoruar Kushtetutën dhe duke penguar zbatimin e dy vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Inceneratori i Tiranës, GJKKO pranon kërkesën e Alqi Bllakos për gjykim të shkurtuar. Pretenca më 29 Janar

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pranojë kërkesën e...

U ekzekutua mbrëmjen e djeshme, del fotoja e Kristian Markut

Personi që po shihni në foton më sipër është...

Dalin para gjykatës fëmijët që vranë babain, rëndohet akuza për vajzën 19-vjeçare

Pritet që këtë të martë të nisë procesi gjyqësor...

Goditja ndaj grupit të Suel Çelës, Apeli lë në burg ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën...