Manchester United, klubi me të ardhurat më të larta

Manchester United bëhet sërish klubi me të ardhurat më të larta. Kjo është ajo që ka publikon “Deloitte Football Money League 2018”, që bazohet tek arkëtimet e klubeve gjatë sezonit të kaluar.

“Djajtë e Kuq” kanë mundur të sigurojnë 676.3 milionë të ardhura, duke e zbritur në vendin e dytë Realin e Madridit me 1.7 milionë euro të ardhura më pak se anglezët. Podiumin e plotëson një tjetër skuadër spanjolle, Barcelona me 648.3 milionë Euro të ardhura.

Klasifikimi vijon me Bayernin e Mynihut me 578.5 milionë euro në vendin e katërt dhe Manchester City në të pestin. Përsa u përket skuadrave italiane, ai që ka pozicionin më të mirë në këtë klasifikim është Juventusi, që renditet e 10 me 405.7 milionë euro.

Interi është në vendin e 15 me shifrën e 262.1 milionë eurove, ndërsa Napoli ndodhet 4 shkallë më poshtë në vendin e 19. Nuk paraqitet mirë Milani, që zbret nga vendi i 16 në të 21, ndërkohë që jashtë 20 skuadrave më të ardhura më të larta është edhe Roma./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi