Paris Saint-Germain dhe Manchester City janë të interesuara që ta përvetësojnë sulmuesin italian Lorenzo Insigne.
Mirëpo skuadra Napoli nuk dëshiron të heq dorë nga kapiteni 27 vjeçar.
Kontrata e sulmuesit Insigne me skuadrën italiane do të jetë e vlefshme edhe për tre vitet e ardhshme.
Fillimisht Napoli ka vendosur një çmim prej 100 milionë eurosh për t’i diskurajuar skuadrat e tjera.
Mirëpo Paris Saint-Germain dhe Manchester City mund të jenë të gatshme që ta paguajnë këtë shumë.